Drogë e bixhoz në kohë pandemie, Policia arreston 13 persona në një hotel në Prizren

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka ndaluar 13 persona të cilët në një hotel në qytetin e Prizrenit kanë organizuar skema piramidale dhe bixhoz. Në vendin e ngjarjes përveç tjerash është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike që sipas Policisë dyshohet të jetë kokainë.

Pas intervistimit 7 persona janë liruar në procedur të rregullt, derisa 6 të tjerëve në koordinim me Prokurorin e rastit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Njoftimi i plotë i Policisë për rastin:

Me datë 21 prill 2020, rreth orës 21:30 min., në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, policia duke vepruar në zbatim të masave të Qeverise dhe Ministrisë se Shëndetësisë ne lidhje me mosveprimet sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, ka pranuar një informacion se në një hotel ka persona të dyshimtë të cilët janë duke kryer veprime ilegale.

Veprimet e policisë kanë qene të menjëhershme duke angazhuar njësitin e hetimeve të stacionit policor në Prizren dhe pas urdhrit të prokurorit, personat e dyshimte të cilët janë gjetur në hotel janë kontrolluar dhe sipas dëshmive të gjetura në vendin e ngjarjes të njëjtit kanë zhvilluar aktivitetin ilegal “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit”, “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjate epidemisë” si dhe “ Posedim i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Në këtë lokacion janë gjetur gjithsej 13 persona të dyshimtë, një sasi e vogël e dyshuar për kokainë dhe materiale për mbajtjen e evidencave me rastin e lojës së bixhozit si: fletore e shënimeve, letra bixhozi, pako metalike ngjyrë hiri me figura të lojërave ‘poker’ etj.

Në lidhje me këtë rast në afat prej 48 orë janë ndaluar shtetasit e mëposhtëm:

P. B i lindur në vitin 1968

H.K i lindur në vitin 1981

K.K i lindur në vitin 1974

S. K i lindur në vitin 1976

Sh.K i lindur në vitin 1975

T.K i lindur në vitin 1966

Ndërsa pas intervsitimit 7 persona të dyshimtë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Rasti është duke u hetuar dhe veprimet e policisë janë ndërmarrë më urdhër të prokurorit të shtetit.

Të ngjashme