Drurët në sheshet “Nëna Terezë”, “Skënderbeu” të Prishtinës janë gdhirë sot me shirita të kuq.
Vendosja e tyre është bërë nga natën mes të martës dhe të mërkurës (kur zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore) dhe besohet se është bërë nga përkrahës të Vetëvendosjes, për të krijuar atmosferën e “fitores së madhe që po pritet”.
Por zyrtarisht, askush nuk e ka marrë përsipër aksionin simbolik.
Ekonomia Online ka kontaktuar me zëdhënësen e Komunës së Prishtinës, Miranda Mulla-Fazliu, e cila ka thënë se nuk ka njohuri për këtë aksion, por ka kërkuar që pyetja t’i dërgohet në e-mail.
EO ka kontaktuar edhe zëdhënësi e VV-së, Përparim Kryeziun, por që i njëjti nuk është përgjigjur.