Drurët në sheshet e Prishtinës “stolisen” me shirita të kuq, s’dihet kush i vendosi

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 12:34 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drurët në sheshet “Nëna Terezë”, “Skënderbeu” të Prishtinës janë gdhirë sot me shirita të kuq.

Vendosja e tyre është bërë nga natën mes të martës dhe të mërkurës (kur zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore) dhe besohet se është bërë nga përkrahës të Vetëvendosjes, për të krijuar atmosferën e “fitores së madhe që po pritet”.

Por zyrtarisht, askush nuk e ka marrë përsipër aksionin simbolik.

Ekonomia Online ka kontaktuar me zëdhënësen e Komunës së Prishtinës, Miranda Mulla-Fazliu, e cila ka thënë se nuk ka njohuri për këtë aksion, por ka kërkuar që pyetja t’i dërgohet në e-mail.

EO ka kontaktuar edhe zëdhënësi e VV-së, Përparim Kryeziun, por që i njëjti nuk është përgjigjur.

Të ngjashme