Dua e Dukagjin Lipa ndër folësit kryesorë në konferencë ESNS në Holandë

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Konferenca ESNS do të mbahet të shtunën më 21 janar 2023, ku në këtë konferencë do të flasin themeluesit e Sunny Hill Festival, Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa.

Dua dhe Dukagjin Lipa do të jenë bashkë me redaktorin e IQ Magazine, Gordon Masson për një intervistë eksluzive si pjesë e programit të festivalit në Groningen, ku kryesisht do te flitet për fillimet dhe zhvillimin e Sunny Hill Festival.

Festivali i Sunny Hill ishte në listë të ngushtë të festivaleve evropiane për dy kategori, përkatësisht në garë për çmimet “Mid-Size” Festivali më i mirë ne Europë (edicioni i Prishtinës me audiencë nën 50,000 pjesëmarrës në ditë), dhe Festivali më i mirë i ri në Europë (edicioni i Tiranës).

Festivali ka sjellë një lineup të jashtezakonshem të përbërë nga disa prej artistëve më të njohur të kohës sonë në Prishtinë dhe Tiranë – duke përfshirë Dua Lipën, Miley Cyrus, JBalvin, Calvin Harris, Martin Garrix, Stormzy, Skepta Diplo, Action Bronson, Afrojack, Hardwell, DJ Regard, Meduza, AJ Tracey, SG Lewis, Grace Carter, Fedez, Mahmood, Gashi, Bondax, KarmaKid dhe shumë artistë dhe performues të tjerë të njohur rajonalë dhe ndërkombëtarë.

ESNS – platforma kryesore e shkëmbimit për talentet e reja të muzikës evropiane, po zhvillohet nga 18-21 janar 2023 në Groningen, Holandë. Festivali është dëshmuar si esencial në promovimin e përformuesve të rinj evropian në skena të muzikës live në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Me një formacion prej 290 artistësh evropianë në zhvillim, ESNS 23 është vendi për të zbuluar performues të rinj përpara se ata të arrijnë sukses ndërkombëtar në gjithë botën.

Të ngjashme