Dua Lipa e Rita Ora shkëlqejnë në Met Gala

Prishtinë | 02 Maj 2023 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa dhe Rita Ora, dy këngëtaret me famë botërore që vijnë nga Kosova, kanë shkëlqyer në mbrëmjen e së hënës në “Met Gala”, e cila u mbajt në New York.

Sivjet mbrëmja iu dedikua ikonës së modës, Karl Lagerfeld, i cili për disa dekada ishte emri më i madh i shtëpive të modës, përfshirë Chanelin e Fendin.

Përderisa Dua Lipa u paraqit me fustan ngjyrë të bardhë, Rita Ora shkëlqeu me fustan ngjyrë të zi. Rita u shfaq në krah me bashkëshortin, Taika Waititi.

Të ngjashme