Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar së fundmi në një rubrikë shumë interesante për “Wired”.
Ajo iu është përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që fansat e saj parashtrojnë në Google për të.
Dhe njëra ndër pyetjet e cila është parashturar shpesh në Google për të, ishte se “cila ka qenë kënga e saj e parë”.
Dua tregoi se kënga e saj e parë titullohet “New Love” dhe është publikuar në vitin 2015, kur ajo nisi karrierën e saj muzikore.
Me shaka ajo kujtoi se si kënga e parë në fëmijërinë e hershme që ajo ka krijuar vet, ka qenë një këngë për nënën e saj, Anesën.
“Kur isha katër vjeçe e shkrova një këngë për nënën, ishte në shqip dhe si një shaka”, ka thënë Dua.
Artistja shprehet se e gjithë kënga kishte për teksti inspirimin e saj, që një ditë të bëhet sikur e ëma.
“Kur të rritem a mund ta vesh fustanin tënd, kur të rritem a mund të t’i mbath këpucët e tua”, kujton Dua tekstin e krijuar në atë kohë.
Dua përndryshe është autore e shumë këngëve të saj, por jo edhe e këngës më të njohur të saj që I dha famën internacionale, “New Rules”.