Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Krahas këngëve që po sjell, ajo ka paralajmëruar se këtë vit do të publikojë albumin e dytë, për të cilin ka shkuar të punojë në Xhamajka.
Pos kësaj, bukuroshja ka bërë të ditur se gjatë muajit maj sërish do të jetë para publikut polak.
https://www.instagram.com/p/Bdnd7FZF0we/
Kështu së paku ka bërë të ditur vetë Dua përmes llogarisë personale në Facebook.
“Polonia, shihemi në qershor”, ka shkruar Lipa në Facebook gjersa kujtojmë se vitin e kaluar ka marrë pjesë në festivalin e Varshavës.
Theksojmë se “Orange Warsaw Festival” mbahet çdo vit ndërsa këtë vit do të mbahet më 1 qershor.
Ndryshe, hiti i këngëtares “New Rules” është shikuar mbi 870 milionë herë në YouTube.