Dua Lipa: A ma mirë ktu a atje?

Prishtinë | 29 Kor 2023 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa ka publikuar disa fotografi nga pushimet që po kalon në jug të Shqipërisë.

“A ma mire ktu a atje? 🤪”, ka shkruar ajo në shqip, në profilin e saj në Facebook, ku e ndjekin 17 milionë veta.

Sikur dihet kjo është një pyetje tipike që iu bëhet zakonisht bashkatdhetarëve kur vijnë në Kosovë.

Ndërsa postimin në Instagram, ku e ndjekin më shumë se 88 milionë njerë, Dua shihet duke u argëtuar nën tingujt e këngës “Semafori”, të reperëve kosovar Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Para dy ditësh, po në këto rrjete sociale, ajo e kishte quajtur Shqipërinë si shtëpinë e saj.

“Home 🇦🇱”, kishe shkruar këngëtarja me famë botërore, e cila ka dhe shtëpi në bregdetin shqiptar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme