Dua Lipa del hapur me të dashurin e ri, aktorin Callum Turner

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 22:43 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa ka bërë paraqitjen e saj të parë zyrtare me të dashurin e përfolur, Callum Turner, teksa e ka mbështetur në projektin e tij, “Masters of the Air”.

Ylli i pop-it dhe aktori 33-vjeçar kanë konfirmuar thashethemet që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi në media teksa janë parë të lumtur në eventin “Q&A” së bashku.

Fillimisht ata ishin të shoqëruar nga një grup miqësh teksa kanë darkuar në Los Angeles, ku edhe janë ulur pranë njëri-tjetrit.

Më vonë çifti është fotografuar duke kërcyer së bashkë në një festë pas eventit të “Q&A”.

Sa i përket veshjes, Dua kishte zgjedhur këmishë të bardhë me një palë xhinse të verdha ndërsa sipër kishte veshur një pallto të gjatë, të zezë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme