Dua Lipa kryeson lista e “muzikantëve më të zellshëm” në Britani, pati 71 shfaqje më 2022

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Harry Styles dhe Dua Lipa janë vlerësuar si “muzikantët më të zellshëm” të Britanisë në vitin 2022.

Ikonat e pop-it, të dyja, kanë ndarë vendin nr.1 në një tabelë të muzikantëve më punëtorë në Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtari i “As It Was”, 28 vjeç, dhe këngëtarja “Levitating”, 27 vjeç, mbajtën nga 71 shfaqje secili në vitin 2022.

Styles dhe Lipa ishin vetëm disa koncerte përpara muzikantit veteran Sir Elton John, 75 vjeç – i cili performoi 65 herë në turneun e tij Farewell Yellow Brick Road dhe mori vendin nr.3.

Ed Sheeran doli në vendin e katërt me 63 shfaqje, ndërsa ish-bashku i grupit të Styles në One Direction, Louis Tomlinson ishte në vendin e pestë me 57 koncerte.

Legjenda e muzikës, Sir Rod Stewart, 77 vjeç, gjithashtu hyri në listë, e cila u përpilua nga firma e analistëve të muzikës amerikane, Pollstar. 26 shfaqjet e tij e vendosin atë në vendin e 14-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme