Dua Lipa shëtitet në New York me të dashurin

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Ata u panë me njëri-tjetrin për herë të parë në verën e vitit 2019.

Dhe Dua Lipa dhe Anwar Hadid u fotografuan sërish bashkë gjatë një takimi dreke me miqtë në New York City të enjten, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hitit “Don’t start now”, 25 vjeçe, dukej e pabesueshme ndërsa theksoi pjesën e pasme të saj në një palë pantallona lëkure.

Dua kombinoi veshjen me një kapuç të zi që nxirrte në pah më tej fizikun e saj të tonifikuar.

Këngëtarja e përfundoi pamjen e saj me një koleksion stolish prej argjendi, një çantë lëkure dhe me disa unaza në gishta.

Dua i modeloi flokët e saj brune në formë bishti të lëshuar prapa, të fiksuar me kapëse, teksa kishte vënë shumë pak makijazh, duke i lënë vend dukjes natyrale dhe tipareve të saj mahnitëse.

Anwar, 21 vjeç, ishte i veshur me pantallona të zeza me një bluzë me prerje interesante.

Dyshja dukeshin shumë në humor të mirë dhe atyre iu bashkua gjithashtu një mik përgjatë shëtitjes.

Dua ka qenë këto duke punuar me yllin Miley Cyrus gjatë kohës së qëndrimit të saj në New York, ku kanë kryer xhirimet e klipit të ri.

Dua përndryshe së fundmi publikoi edhe klipin e saj më të ri “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby – këngë kjo e cila është pjesë e albumit të saj më të fundit “Future Nostalgia”.

Të ngjashme