Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Duda Balje ka reaguar me rastin e gjetjes së mjetit shpërthyes në oborrin e një pjestari të FSK-së nga radhët e komunitetit boshnjak.
“Tentimet për të minuar dhe frikësuar boshnjakët që të jenë pjesë e ndërtimit të Shtetit të Kosovës janë te papranuara. Asnjë kërcenim dhe asnjë akt barbar nuk mund ta deformoj vullnetin e Boshnjakëve për të ndërtuar të ardhmen tonë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Balje në Facebook.
Policia e Kosovës ka intervenuar në këtë rast dhe mjeti është shpërthyer nga ata.
Derisa nuk është raportuar për të lënduar.