Republika Çeke dhe Anglia do të luftojnë sot për kreun e tabelës në Grupin D në fazën e fundit të fazës së grupeve në Euro 2020.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin Wembley, e që do të jetë mjaft interesante për t’u parë.
Çekët kanë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe janë aktualisht lider të grupit falë golaverazhit më të mirë me katër pikë, derisa shpresojnë në barazim apo edhe në fitore.
Në anën tjetër, Tre Luanët po ashtu kanë katër pikë dhe tentojnë vetëm fitoren, derisa nuk mund të llogarisin në Ben Chilëell dhe Mason Mount që janë të karantinuar shkaku i kontaktit me Billy Gilmour në takimin me Skocinë.
Formacioni i mundshëm i Çekisë: Vaclik; Coufal, Celustka, Kalas, Boril; Soucek, Holes; Masopust, Darida, Jankto; Schick.
Formacioni i mundshëm i Anglisë: Pickford; Trippier, Stones, Mings, Shaw; Phillips, Rice; Sancho, Grealish, Sterling; Kane.