Duhanpirja shkaktare për një në 10 vdekje

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 10:28 | Nga

Sipas një studimi të ri të publikuar, pirja e duhanit shkakton një në 10 vdekje në mbarë botën.

Hulumtuesit thanë se vdekshmëria mund të rritet edhe më tej, pasi kompanitë e duhanit kanë në shënjestër në mënyrë në mënyrë agresive tregjet e reja.

Doktoresha Emmanuela Gakidou e cila ishte pjesë e këtij studimi, ka thënë se ndonëse hulumtimi për cigaret zgjati më shumë se gjysmë shekulli, pavarësisht efekteve negative e tejet të dëmshme për shëndetin, një në çdo katër mashkull në botë është një duhanpirës i përditshëm.

Pirja e duhanit mbetet ende faktori i dytë më i madh që sjell vdekjen e parakohshme dhe paaftësinë e njeriut.

Hulumtimi është bërë nga instituti The Global Burden of Diseases ku përfshiu 195 vende të botës duke marr kohë nga viti 1990 e deri në 2015.

Si rezultat një miliardë njerëz kanë tymosur çdo ditë në vitin 2015 – një në katër meshkuj dhe një në 20 femra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme