Dikur moti kanë pasë fjetë`ni odë edhe burrat edhe gratë. Njani shkoi mysafir te ni shok i veti. Ai miku ish kanë i vetëm me gruen edhe e kish pasë sall ni odë. Grueja ish kanë shum e hijshme, po e nershme. Masi hangrën darkë e ranë me fjetë, burri me mysafirin ranë n’ni anë t’odës e grueja n’anën tjetër.
Kur e zuni gjumi t’zotin e shpisë, mysafiri u çue kadalë e shkoi tu grueja me mêne t’keqe. Grueja e kish pasë ni shtagë ngat veti. E muer shtagën e i ra kresë. Mysafiri e rroku kryet me grushta e shkoi me ra prap n’vên t’vet.
Nestra, kur u çuen, i zoti i shpisë e pa mysafirin me krye t’ajun. Po e dvét:
– Ku e vrave, mik, kryet ashtu?
Mysafiri po i thotë:
– Natën dula n’oborr e m’ra pela shkelëm.
Grueja ish kanë tuj sitë miell n’magje. Tha.
– Á’ kanë dashtë me ja ditë hujin pelës.