Qysh more me i sulmu gazetarët, mediat e njerëzit që ju kanë ndihmu me njëfar simpatie më së shumti gjatë fushatës?
Duhet me pas dhe me tregu pak dinjitet e integritet edhe në humbje e në momente të vështira. Rezultatet janë brutale, negative, ato nuk i ndryshon asnjë sulm, e ato nuk i kanë sjellë gazetarët.
A i duhen LDK-së edhe më shumë armiq në këtë gjendje që e ja sjellë vetën? Apo dëshiron me u bë krejtësisht e parëndësishme e me ra ende, në vend se të bëhet pragmatike dhe e matur.
Kjo rrugë e ky stil polarizues e përcarës i adaptuar i LVV-së me siguri e sjellë partinë aty ku vetëm armiqët e saj dëshirojnë me e pa…
Të vjen keq me pa që kemi arritur deri në këtë pikë, kjo ka qenë krejtësisht e panevojshme dhe mund të ishte shmangur.