Duke ngrënë këto ushqime mund ta përshpejtoni rritjen e flokëve

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Flokët rriten një centimetër në muaj, por ka njerëz që kanë predispozita gjenetike për rritje më të ngadaltë të flokëve. Për shkak të kësaj, shumë prej tyre kërkojnë produkte dhe maska ​​të ndryshme kozmetike, por gjithashtu vendosin ta ndryshojnë dietën për ta përmirësuar rritjen e flokëve.

Ushqimi dhe kujdesi i duhur janë jashtëzakonisht të rëndësishme nëse dëshironi që flokët tuaj të jenë të shëndetshme dhe të trasha. Trashësia e flokëve varet nga mosha e personit, por edhe nga mënyra e jetesës. Konsumimi i tepërt i alkoolit, pirja e duhanit dhe stresi kanë një efekt të keq në flokë. Gjithashtu, tharëset e flokëve dhe mjetet e stilimit mund t’i dëmtojnë flokët.

Nëse keni probleme me rënien e flokëve dhe dëshironi ta përmirësoni rritjen, ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale esenciale do të jenë shumë të dobishme për ju.

Duke konsumuar pesë ushqimet e mëposhtme, mund ta nxitni rritjen, por edhe t’i bëni flokët më të fortë dhe më të dendur:

Kamomili
Kamomili është një bimë mjekësore që më së shpeshti konsumohet si çaj dhe rekomandohet për pacientët që vuajnë nga çrregullimet e lukthit, ngërçet, dhimbjet e stomakut, si dhe është i mirë edhe për qetësim. Megjithatë, kjo bimë e çmuar është e pasur me antioksidantë dhe zink, të cilët rivendosin folikulat dhe në këtë mënyrë parandalojnë rënien e flokëve. Falë tyre, flokët rriten më shpejt dhe bëhen më të shndritshëm.

Kastraveci
Edhe pse është përbërësi kryesor në sallata, kastraveci përdoret shpesh edhe për kujdes. Është gjithashtu pjesë përbërëse e preparateve të shumta kozmetike. Ai përmban antioksidantë të tillë si vitamina C, mangan dhe beta karoten dhe flavonoide të shumta, të cilat të gjitha mund të jenë të dobishme në mbrojtjen e folikulave. Kastravecat janë gjithashtu një burim i mirë i silikonit, një mineral që gjendet në indin lidhës dhe nxit rritjen e flokëve.

Spinaqi
Nëse vuani nga mungesa e hekurit, kjo mund të shkaktojë rënie të flokëve. Kur niveli i hekurit në gjak është i ulët, oksigjeni dhe lëndët ushqyese nuk arrijnë në destinacionet e tyre përfundimtare, dhe kështu folikulat e flokëve janë të privuar nga lëndët ushqyese, gjë që rezulton në një ulje të rritjes së flokëve. Gjithashtu, mund të ketë hollim të flokëve, por edhe rënie të shtuar. Prandaj, është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me hekur, veçanërisht spinaq. Përveç hekurit, spinaqi përmban vitamina dhe minerale, duke përfshirë vitaminën K, vitaminën C, folate, mangan, magnez, bakër dhe beta karoten. Spinaqi vepron edhe si një antioksidant, pasi është burim i flavonoideve dhe karotenoideve.

Frutat arrore
Një aleat i shëndetit tonë janë padyshim frutat arrore, të cilat janë të pasura me acide omega-3 yndyrore dhe janë të nevojshme për funksionimin normal të trupit tonë. Acidet omega-3 yndyrore kanë një efekt mbrojtës në shëndetin e sistemit kardiovaskular, por edhe në sistemin e tretjes. Megjithatë, konsumimi i arrave mund të ndihmojë në reduktimin e rëniës së flokëve dhe përmirësimin e rritjes së tyre.

Të ngjashme