Dukesha Kate nuk iu ndahet takave

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 10:45 | Nga

Që Kate Middleton është një ikonë e stilit, kjo nuk ka asnjë dyshim, por gjëja që vazhdon të befasojë publikun është paraqitja e saj perfekte edhe gjatë shtatzënisë.

Me barkun e fryrë dhe vetëm pak javë përpara lindjes së fëmijës së tretë, Dukesha shfaqet me veshje që janë njëra më elegante se tjetra, pa hequr dorë nga stili i saj e pa zbritur kurrë nga takat, shkruan tch.

Nga fustani i gjatë jeshil me të cilin parakaloi në tapetin e kuq të BAFTA-s, në paraqitjen më “përditshme” për një event sportiv, veshjet e bashkëshortes së Princit William ngjallin gjithmonë adhurim. Por, ato që bien më shumë në sy janë këpucët me takë të lartë.

Gjinia e fëmijës së tretë të Kate dhe Uilliam nuk është zbuluar dhe ka nga ata që spekulojnë se mund të bëhet fjalë për binjakë. Ata janë prindër të Princit George dhe Princeshës Charlotte.

Dukesha Kate nuk iu ndahet takave

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme