Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë njëra ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar.
Krahas karrierës së suksesshme, ajo komentohet shumë shpesh edhe për stilin e saj unik.
Së fundi, faqja zyrtare në Instagram “Shqip.Closet” ka publikuar çmimin e veshjes së Dafinës me të cilin u paraqit në videoklipin “Pa ty”.
Edhe pse duket e veshur shumë thjeshtë, veshja e saj arrin çmimin deri në 4,640 euro.