Mijëra topa akulli në formë të vezëve e kanë mbuluar një pjesë të bregdetit të Finlandës. Ky është një fenomen mjaft i rrallë natyror.
Fotografi amator, Risto Mattila, ishte në mesin e personave që i pa “vezët e akullit” në ishullin Hailuoto në Gjirin Botnik mes Finlandës dhe Suedisë.
Ekspertët thonë se ky fenomen shkaktohet nga një proces i rrallë, në të cilin copat e vogla të akullit rrotullohen nga era dhe uji dhe në këtë mënyrë bëhet më të mëdha dhe marrin formë vezake.
“Isha me gruan time në plazhin Marjaniemi. Moti ishte me diell, temperature ishte -1 gradë dhe kishte erë. E pamë këtë fenomen mahnitës, kishte vezë të akullit dhe birës përgjatë plazhit afër vijës së ujit”, tha fotografi Mattila.
Ai tha se këta topa akulli shtriheshin në një gjatësi prej rreth 30 metrash përgjatë bregdetit. Topat më të vegjël ishin sa një vezë pule, ndërsa më të mëdhenjtë sa një top futbolli.
“Kjo ishte një pamje e mrekullueshme. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë qe 25 vjet në këtë rrethinë”, shtoi ai.
Sidoqoftë, një dukuri e tillë është raportuar më parë edhe në vende të tjera, përfshirë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.