Ministrja Vlora Dumoshi, merr pjesë në vendosjen e kompozicionit skulptural “Hasjanët” të Luan Mulliqit
Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ndjehet e privilegjuar që është në mesin e artistëve si Luan Mulliqi, i cili ka bërë krenar jo vetëm Kosovën por edhe Evropën me skulpturat e tij me emrat më eminent të historisë.
“Për mua është shumë kënaqësi që gjendem këtu edhe pse ky vit ka qenë shumë sfidues. Në pjesën e kulturës dhe artit s’ka i ndalon artistët. Shpirti i tyre gjithmonë frymon dhe na sjellin artin më të bukur dhe më fisnik. Luan Mulliqi na ka bërë krenar jo vetëm në vend por edhe jashtë vendit me skulpturat e tij me emrat më eminent të historisë. Si ministre e kulturës rinisë dhe sportit ndihem më e fuqishme si grua si bijë dhe si nënë e këtij vendi. Prishtina është me shumë drita por i ka munguar skulptura e gruas”, shtoi Dumoshi..
Ndërsa, Akademik Luan Mulliqi tha se është kënaqësi e veçantë që tani në haspirat publike ka një vepër të artit të hasjanëve e cila është trashëgimia më autoktone që kemi.
“Është kënaqësi e veçantë që tani në haspirat publike kemi një vepër të artit të hasjanëve e cila është trashëgimia më autoktone që kemi. Dhe më vjen mirë që sonte po kremtojmë dy ditëlindje e familjareve me mbesën time dhe të njëjtën kohë është një ditëlindje e një monumenti i cili e tregon trashëgiminë e të gjithë neve. Koncepti i kësaj vepre ka ta bëjë me një amanet që i lihet trashëgimtarëve”, tha Mulliqi.