Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi së bashku me kryetarin e komunës së Istogut Haki Rugova kanë vizituar stadiumit “Demush Mavraj”, raporton Ekonomia Online.
Ministrja Dumoshi tha se mbështetje e MKRS-së për Istogun për vitin tjetër do të jetë gjysmë milion euro. Ajo shtoi se do të investohet edhe në turizmin kulturor.
Kryetari i komunës së Istogut Haki Rugova falënderoi ministren, duke shtuar se do të fillojnë me investimet për palestra sportive në Vrellë dhe Gurakoc.
Dumoshi e Rugova fillimisht kanë zhvilluar një takim në zyrën e këtij të fundit, kurse më pas do të vizitojnë edhe palestrën sportive në këtë qytet.