Durmishi i reagon Haradinajt: Aq shumë merak i keni pasur autostradat, prej asaj kohe keni dënime e aktakuza për keqpërdorim

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

U.D i ministrit në detyrë të Infastrukturës, Hysen Durmishi, i ka reaguar deklaratave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në një postim në Facebook, Durmishi tha se Haradinajt i ka mbetur merak puna e autostradave derisa theksoi se i njëjti ka pasur akuza për keqpërdorim dhe korrupsion.

Postimi i plotë:

I kanë mbetë merak Ramushit puna e autostradave.

Aq shumë merak i keni pasur autostradat, sa që prej asaj kohe keni dënime e aktakuza për keqpërdorim e korrupsion.

Për Mitrovicë rruga veç po përfundon.

Për Pejë i kemi nënshkruar kontratat 150 milion euro më lirë se ç’i kishit planifikuar ju, nga 240 milion, tash po bëhet për më pak se 90 milion euro.

Problemet që na i keni lënë ju po e ngadalësojnë rrugën për Gjakovë, por tash do të kryhet me procedura të rregullta ligjore, jo me improvizime dhe abuzime.

Nuk e votuat qeverinë që kështu do të mbeteshit në opozitë, por megjithatë do të ishit në kuvend. Tash, Kuvendin e Kosovës, mund ta shihni vetëm në TV sepse jeni larg nga pragu.

Të ngjashme