Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se ka vendosur që ta pezullojë marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për këtë çështje.
Ai në një postim në Facebook shkruan se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.
“Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë:raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD”.
“Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministries”, shkruan ai.