Pas reagimeve të shumta që nxiti vendimi i Bashkisë së Durrësit për moslejimin e autobusëve të Kosovës në rrugën “Pavarësia” që dërgon në plazh, tashmë një gjë e tillë nuk vlen.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, pas një takimi me kryetarin e Durrësit, Vangjush Dako.
“Takimi me Kryetarin e bashkisë së Durrësit rezultoi me sukses. Faleminderit ambasadorit Minxhozi, njëkohësisht falënderojmë kryetarin Vangjush Dako për përkrahje Shoqatës së Turizmit të Kosovës për lejimin e autobusëve në rrugën ‘Pavarësia’”, ka shkruar Kurtishaj në faqen e tij në Facebook.