Dushi i ftohtë apo i akullt pas ushtrimeve mund të reduktojë inflamacionin e muskujve, por tani për tani ekspertët ende nuk e dinë nëse mund të ketë pasoja negative.
Hulumtuesit e Departamentit për shëndet dhe rehabilitim nga Universiteti Ulster kanë shikuar 17 hulumtime të vogla klinike për dushet e ftohta ose të akullta pas ushtrimeve, me gjithsej 366 të anketuar.
Ata kryesisht kanë krahasuar efektet e këtyre dusheve me pushimin ose rastet ku nuk pasur asnjë intervenim pas ushtrimeve, ndërsa dushet e ftohta në mënyrë të konsiderueshme janë lidhur me dhimbjet më të vogla në muskuj një deri katër ditë pas ushtrimeve.
Në shumicën e studimeve të anketuarit kanë kaluar mes pesë dhe 24 minuta në ujë në temperaturën mesatare ne mes dhjetë dhe 15 shkallë celsius. Në disa raste të anketuarit kanë dalë nga dushi dhe janë kthyer në të në kohën e dhënë.
“Kemi konstatuar disa dëshmi se si zhytja në ujin e ftohtë pas ushtrimeve mund të reduktojë dhimbjet në muskuj, por vetëm në mënyrë paralele me pushimin.
Këshillohet kujdes rreth këtyre rezultateve, sepse të anketuarit e kanë ditur se çfarë terapie janë duke marrë, ndërsa disa dobi të raportuara mund të jenë edhe pasojë e efektit placebo”, ka shpjeguar udhëheqësi i studimit, Chris Bleakley.
Në shumicën e hulumtimeve nuk janë përmendur efektet anësore, prandaj hulumtuesit irlandezë pohojnë se si nuk kanë informata të mjaftueshme për rreziqet e mundshme të zhytjes në ujë të ftohtë. Ata shtojnë që duhet të kryhen studime të tjera kualitative.
Dushi i ftohtë pas ushtrimeve ngadalëson proceset katabolike (degradimin) madje për 90 për qind.
Ftohtësia forcon enët e gjakut dhe redukton aktivitetin metabolik, çka redukton ënjtjen e muskujve. Pasi trupi del nga uji, indi nxehet, gjaku rrjedhë më shpejtë dhe kështu nënproduktet e degradimit qelizor më shpejt kthehen në sistemin limfatik (trupi i riciklon në mënyrë më efikase kështu).