Ekonomia Online
FUNDIT

Dy aksidente të njëpasnjëshme në Komoran të Drenasit

Dy aksidente të njëpasnjëshme në Komoran të Drenasit

Si shkak i motit me shi, është rritur numri i aksidenteve në komunikacion. Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht afër Komoranit. Sipas fotografive të dërguara nga lexuesit, një veturë shihet së është rrokullisur dhe dalë nga rruga. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë në rajonin e Drenasit dhe […]

Si shkak i motit me shi, është rritur numri i aksidenteve në komunikacion.

Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht afër Komoranit.

Sipas fotografive të dërguara nga lexuesit, një veturë shihet së është rrokullisur dhe dalë nga rruga.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë në rajonin e Drenasit dhe po merren me rastin.

Ndërkaq, si shkak i këtyre aksidenteve është krijuar edhe kolonë automjetesh.

Zyrtarisht ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidentet në fjalë.

Të ngjashme