Muzika nuk ka kufij dhe këtë e kanë dëshmuar më së miri artistët shqiptarë.
Në tregun e muzikës ndërkombëtare po shtohen secilën herë e më shumë artistë nga Kosova e Shqipëria.
Një sukses të radhës ndërkombëtar e kanë shënuar edhe reperja Loredana dhe këngëtari, Gjon Muharremaj, të cilët janë nominuar në ndarjen e çmimeve prestigjioze “MTV Europe Music Awards 2021”.
Loredana dhe Gjoni janë nominuar në të njëjtën kategori, të dy artistët garojnë së bashku për cmimin “Performuesit më të mirë zviceranë”.
Lajmin e kanë bërë të ditur si Loredana, ashtu edhe Gjoni në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.
“A keni votuar tashmë? Më dërgoni fotografinë”, ka shkruar Loredana në një InstaStory pasi kuptoi që ishte e nominuar.
Ndërkohë, edhe Gjoni në anën tjetër ishte i lumtur kur kuptoi për nominimin në garën e madhe muzikore.
“O Zot, faleminderit për përkrahjen tuaj të vazhdueshme. Shkoni dhe votoni për mua”, ishin fjalët e Gjonit.