Dy civilë të lënduar për shkak të një sulmi me raketa në Zonën e Gjelbër të Bagdadit

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Të paktën katër raketa kishin vënë në cak ambasadën e SHBA-së në Zonën e Gjelbër të fortifikuar të Bagdadit, duke plagosur dy civilë, sipas dy zyrtarëve irakianë të sigurisë.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, tre nga raketat goditën brenda perimetrit të Ambasadës së SHBA-së të enjten, thanë zyrtarët. Një tjetër goditi një shkollë që gjendej afër një kompleksi banimi, duke plagosur një grua dhe një vajzë. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin me media.

Shkolla ishte në kompleksin rezidencial al-Qadisiyah pranë objektit diplomatik.

Ende nuk dihet se kush qëndron prapa sulmit.

Një deklaratë ushtarake irakiane tha se raketat ishin lëshuar nga lagjja Dora e Bagdadit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme