Dy ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer, vdes 13 vjeçari

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Një 13 vjeçar nga Miçigani i Amerikës ka vdekur në gjumë, dy ditë pasi kishte marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

Megjithatë Qendra për Parandalimin e Kontrollit të Sëmundjeve (CDC) thotë se duhen bërë studime dhe analiza, për të vërtetuar nëse shkaku i vdekjes ka qenë vaksina.

Sipas prestigjozes “Indipendent” djali fatkeq ka vdekur më 15 qershor, dy ditë pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer / BionTech.

Adoleshent Jacob mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer-BioNTech më 13 qershor dhe vdiq më 15 qershor, sipas Detroit Free Press.

CDC njoftoi se po shqyrton shkaqet e vdekjes së djalit 13-vjeçar, duke  theksuar se ende nuk mund të arrijë në përfundime konkrete.

Martha Sarah, zëdhënëse e Qendrës  për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), tha në një deklaratë:

“Kjo çështje është nën hetim dhe është shumë herët për të thënë se cili është shkaku i vdekjes.”

Halla e 13-vjeçarit, tha për “Detroit Free Press” se djali kishte pasur ethe ndihej i pafuqishëm pas vaksinës.

Më 15 qershor, para se të shkonte në shtrat, ai u ankua për dhimbje stomaku, sipas një artikulli të “Daily Mail”.

13-vjeçari ishte nxënës në shkollën fillore Zilwaukee dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Studimi për shkakun e vdekjes nga  Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve mund të zgjasë tre deri në pesë muaj.

Të ngjashme