Dy eprorë policorë në veri suspendohen shkaku i Gjuriqit

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 22:00 | Nga

Drejtoria e Policisë së Kosovës ka suspenduar zëvendëskomandantin e Mitrovicës veriore, majorin Goran Zhivkoviqn dhe shefin e operativës, kapitenin Milia Millosheviq.

Kështu raportojnë mediet serb. Suspendimi i tyre ka ardhur pasi që në Kosovë është futur ilegalisht shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq,

Shefi i operativës së Policisë së Kosovës për veri të Kosovës, Zheljko Bojiq, ka thënë se Zhivkoviq dhe Millosheviq janë suspenduar për përkohësisht për 48 orë.

Gjuriq sot, megjithë ndalesën që kishte, është futur në Kosovë dhe atë ilegalisht përmes një autoambulance.

Ai këtë hyrje e ka krahasuar me vizitën e kryeministrit Isa Mustafa në veri, i cili pati shkuar në Zveçan përmes rrugëve alternative.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme