Dy fëmijë kosovarë mbyten në Francë

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 23:01 | Nga Ekonomia Online

Dy fëmijë kosovarë, vëlla e motër, janë mbytur në një lumë në Francë sot pasdite. Siç raporton AFP njëri dy viktimat kanë lindur në vitin 2014 njëri dhe tjetri në 2017. Tragjedia ka ndodhur në Moingt, ujërat e të cilit e kanë rritur nivelin kohët e fundit nga shiu i fortë, njofton Klan Kosova.

Nëna 35 vjeçare nga Kosova ishte duke ngrënë me fëmijët në një restorant fast-food, përpara se t’i merrte me vete në fund të pasdites për të luajtur pranë lumit në Montbrison.

Sipas deklaratave të saj, fillimisht në ujë ka rënë vëllai, ndërsa motra e tij u përpoq ta kapte para se të rrëmbehej nga rrjedha por u mbyt edhe ajo.

Edhe nëna e tyre ka hyrë në ujë për t’i shpëtuar, por nuk ka arritur t’i kthente në jetë. Ajo ka lajmëruar njerëzit përreth që të njoftojnë shërbimet e urgjencës, por edhe këta nuk mund të bënin asgjë.

Nëna e shokuar u shtrua në spital. Zyra e prokurorit Saint-Etienne hapi një hetim dhe urdhëroi autopsinë e të dy trupave.

Të ngjashme