Nuk ndodh shpesh që turma e gazetarëve dhe e tifozëve të kthehet te garazhet në një garë të Nascarit për të parë ndërruesit e rrotave, shkruan NYT.
Por nuk është po ashtu shumë e shpeshtë të shohësh një femër në pozitën e ndërrueses së rrotave. E sigurisht se nuk ka qenë e mundur të shohësh më herët një femër afro-amerikane të bëjë këtë.
Brehanna Daniels dukej shumë e lumtur pasi punoi për herë të parë në “pit-stop” gjatë garës të së shtunës “Coke Zero Sugar 400” në Daytona Internationalk Speedway, përcjell Koha Ditore.
Ajo ka treguar se ishte nervoze dhe nuk donte të shkaktonte ndonjë rrëmujë dhe po ashtu nuk ishte mësuar që aq shumë njerëz ta shikojnë.
Por ajo e kupton se pse është kështu. Ajo e kuptonte rëndësinë e asaj që po bënte, arsyen pse ishte më tepër sesa ndërrim i rrotave të veturës dhe pse ishte në qendër të vëmendjes.
“Është ndjesi fenomenale”, thotë ajo, ndërsa një anëtar tjetër i skuadrës dhe shok i saj, piloti Ray Black Jr. e përshëndet. “Po thyen barrierat, po hap dyert për të tjerët që duken si unë”.
Daniels 24-vjeçare, është femra e parë afro-amerikane që punoi në një garë elitare të Nascarit.