Vajzave nga Shqipëria iu grabiten 5 mijë euro në Ferizaj

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 11:53 | Nga

Policia e Kosovës, Rajoni i Ferizajt, ka njoftuar për një operacion të suksesshëm ku kanë arritur të prangosin dy persona të dyshuar për vjedhje ndaj dy femrave, shtetase të Shqipërisë.

Dy viktimat, punëtore të një lokali në Ferizaj, pas përfundimit të orarit të punës, duke shkuar në banesën e tyre janë grabitur me forcë nga dy persona rreth orës 00:30 në rrugën “12 qershori” në Ferizaj.

Të dyshuarit, B.G. 21 vjeç dhe V.G. 16 vjeçar, kanë sulmuar fizikisht femrat dhe më pas ua kanë marrë me forcë çantat e krahut në të cilat viktimat kishin dokumentet personale dhe rreth 5 mijë euro.

Pas hetimeve në terren, Policia ka arritur t’i arrestojë të dy gjatë ditës së djeshme dhe tek i dyshuari B.G. janë gjetur dhe konfiskuar 2750 euro, një orë dore dhe një bateri.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve dhe punëtorit për punë sociale kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit B.G. është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa ndaj të miturin V.G. ndalim policor për 24 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme