Janë bërë të
paktën 19 studime për rolin që mund të luajë kafeja në sëmundjen e
parkinsonit dhe në përgjithësi, konsumimi i saj ul gati një të tretën e
rrezikut.
Përbërësi kyç është kafeina, duke qenë se edhe çaji ka veti mbrojtëse, ndërsa
kafeja pa kafeinë jo.
Ashtu si fitoushqyesit e frutave të pyllit, edhe kafeina ka treguar se ka veti
mbrojtëse ndaj qelizave nervore njerëzore, nga vrasja e pesticideve dhe
neurotoksinave të tjera.
Por si ndikon kafja në trajtimin e parkinsonit?
Në një eksperiment rastësor të kontrolluar, pacientëve me parkinson u dhanë
kafeinë ekuivalente me 2 filxhanë kafeje në ditë (ose përafërsisht 4 filxhanë
çaji të zi ose 8 filxhanë çaji jeshil) dhe brenda tri javësh, u vunë re
përmirësime të ndjeshme.
Natyrisht, një filxhan kafeje nuk kushton shumë, kështu që kompanitë
farmaceutike janë munduar ta përshtatin kafeinën në ilaçe të reja
eksperimentale, të tilla si preladenanti dhe istradefilina, shkruan noa.al. Por
ato nuk funksionojnë më mirë se kafeja, e cila është shumë më e lirë dhe e
sigurt.