Dy foshnja kanë vdekur nga acari, pasi reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta i goditën kampet e personave të zhvendosur në pjesën veriperëndimore të Sirisë.
Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara i tha agjencisë AFP se një vajzë me shtatë ditë jetë dhe një tjetër dymuajshe kanë vdekur në provincën Indlib, shkruan BBC.
Rreth 2.8 milionë njerëz kanë kërkuar strehim në bastionin e opozitës pas largimit nga shtëpitë e tyre gjatë luftës së gjatë civile. Shumë prej tyre jetojnë në tenda të dëmtuara, pa rroba të ngrohta dhe karburant për ngrohje.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se situata është duke u përkeqësuar për shkak të rënies së ashpër ekonomike në Siri, me ç’rast çmimi i produkteve ushqimore është dyfishuar për një vit, si dhe për shkak të mungesës së fondeve për ofrimin e ndihmave dimërore.
Displaced people in northwest #Syria are still dealing with the aftermath of the snow storms & severe weather that battered many of the camps in the last two weeks.
— Mark Cutts (@MarkCutts) January 31, 2022
Humanitarian teams are responding, but more funding is urgently needed to scale up the response pic.twitter.com/3ZRvUeoFuj
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se foshnjat, vdekjet e të cilave u raportuan të martën, ishin duke qëndruar në kampet e zonave al-Ziyara dhe al-Sheikh Bahr, në veri të qytetit Idlib.
Grupi me seli në Britani të Madhe shtoi se një djalë njëmuajsh gjithashtu ka vdekur nga acari në një kamp në Jarablus të provincës Aleppo, më 23 janar. Një fëmijë tjetër vdiq në zonën Qastal Miqdad më 18 janar, pasi bora e shembi tavanin e tendës.