Dy futbollistë të Bayernit infektohen me koronavirus

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Mesfushorët e Bayern Munchen, Leon Goretzka dhe Javi Martinez kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

Njoftimi u bë nga vetë klubi bavarez. Dy lojtarët do të humbasin ndeshjen e së shtunës në shtëpi kundër Hoffenheim në “Allianz Arena”.

“Leon dhe Javi janë në karantinë dhe do të qëndrojnë jashtë skuadrës për momentin. Ashtë turp që janë prekur të dy,” – tha trajneri i Bayernit, Hansi Flick, në konferencën për shtyp të së premtes.

Goretzka, 25 vjeç, është pjesë e formacionit titullar dhe ka startuar në 12 nga 18 ndeshjet e Bayernit këtë sezon.

Martinez, 32 vjeç, del lojtar i lirë në qershor dhe në këtë sezon në Bundesligë ka luajtur nga minuta e parë në vetëm tri takime.

Flick gjithashtu zbuloi se Bayerni do të mbetet pa portierin rezervë Alexander Nuebel “për tri deri në katër javë”, pasi është dëmtuar në kyçin e këmbës në stërvitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme