A mund t’ju ndihmojë pirja e verës në humbjen e peshës? Disa ekspertë thonë se po. Sipas raporteve, studimet tregojnë se duke pirë verë para gjumit mund t’ju ndihmojë të ulni kilet tuaja.
Në një studim nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, femrat që pinin dy gota verë në ditë kishin 70 për qind më pak gjasa të ishin mbipeshë, sipas një raporti të Shape.com.
Një tjetër studim nga Universiteti shtetëror i Washingtonit vitin e kaluar zbuloi se një substancë në verën e kuqe e quajtur resveratrol është e dobishme në humbjen e peshës, duke e bërë më të lehtë për të djegien e kalorive, raportoi revista Woman’s Day.