Në lansimin e raportit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian, u theksua nevoja që gratë të jenë pjesë e proceseve të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.
Shefi i Zyrës së BE-së, Tomáš Szunyog, tha se është dëshpëruese që në zgjedhjet lokale nuk kishte numër të madh të grave ne garën për kryetare të komunave.
“Është kënaqësi të jem këtu më ju, qe ta përmbyllim këtë projekt dhe ta publikojmë raportin. Më lejoni të them se politikat ligjore në Kosovë janë të përditësuara. Kosova ka disa përparime, në procesin e përfshirjes së grave në vendimmarrje. Është për fat të keq qe në zgjedhjet komunale kanë qenë shume pak kandidate për kryetare. Shumë pak gra kanë marr pjesë edhe në ekipet negociuese. Për tre muaj kanë mbledhur mbi 200 gra në tavolina negociuese për këtë projekt. Publikimi që do te bëhet shfaq konkluzionet në lidhje me vetëdijesimin e përfshirjes së grave. Simbolikisht gratë duan të përfshihen kudo ku merren e vendimet. Mos përfshirja e grave nuk sjell rezultate”.
Gjithashtu edhe zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në procesin e dialogut. Ajo tha se ka diskriminim ndaj grave në ketë çështje.
“Besoj që çdo problem mund të zgjidhet në tavolinë. Përfaqësoj idenë e jetës të përbashkët të çdo komuniteti. Vetëm në këtë frymë mund të shkojmë përpara në rrugën drejtë BE-së. Si deputete kam qenë pjesë e OSBE-së, dhe kemi parë që gruaja e bën punën me më shume energji. Është me rëndësi që gratë të jenë pjesë e dialogut, dhe bëhet një diskimin ndaj nesh. Unë do të përkrahë çdo grua që dëshiron”.
Drejtoresha e NSI-së, Jovana Radosavjelvic, tha se në raportin “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, janë vërejtur disa iniciativa për përfshirjen e grave në tavolina negociuese, por nuk kanë rezultuar të suksesshme.
“Kosova ka qenë tri herë në tryezën me dialogun me Serbinë, në dy proceset nuk ka pasur rezultate sa është pritur. Gjitha këto procese nuk kanë qenë gratë në pjesëmarrëse. Ka qenë vetëm zonja Tahiri. Pastaj edhe Meliza Haradinaj. Gjatë kësaj kohe ka pasur iniciativa lokale për fuqizimin e gruas në vendimmarrje. U kemi dërguar letër për mospërfshirjen e grave në tavolinën negociuese”.
“Kur i kemi pyetur se sa gra janë zgjedhur presidente të Kosovës, mbi 80 për qind janë shprehur se dy. Qeveria e re ka arritur rekord sa i përket përfaqësimit të grave. Nuk do të ketë marrëveshje 44 për qind. 16 për qind besojnë se do të arrihet. Mediet nga Beogradi dhe Prishtina raportojnë ndryshe për të njëjtën gjë. Të anketuarit për grupin negociator kanë përmendur se është Edita Tahiri, por janë shprehur se përfshirja e saj nuk ka dhënë rezultate në përfshirjen e grave në dialog. Rekomandimet janë që gratë që janë në pozita të larta të përdorin pozitën e tyre për të avokuar në barazi gjinor dhe përfshirje në vendimmarrje”.