Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbajë nesër konferencë për media. Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie, me fillim nga ora 11:00. Arsyeja s’është bërë e ditur. “Nesër, e martë, datë 26 nëntor 2024, me fillim në ora 11:00, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë […]
Ramush Haradinaj thërret konferencë për nesër, s’tregohet arsyeja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbajë nesër konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie, me fillim nga ora 11:00.
Arsyeja s’është bërë e ditur.
“Nesër, e martë, datë 26 nëntor 2024, me fillim në ora 11:00, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në lagjen Arbëria, rruga Vicianum”, thuhet në njoftim.













