Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve në kryeqytet.
Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur dje pasdite kur një person është arrestuar në Prishtinë, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti tjetër ka ndodhur mbrëmë, ku një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga burri i saj. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.