Dy humbje për Rusinë

Prishtinë | 06 Dhj 2024 | 19:20 | Nga Agon Maliqi

  1. Regjimi i Asadit në Siri duket se është në ditët e tij të fundit pasi kryengritësit, të mbështetur kryesisht nga Turqia, po përparojnë drejt Damaskut. Bashkë me rënien e tij Rusia do ta humbet edhe kontrollin mbi portin e saj të vetëm në Mesdhe (Tartus) dhe do të defaktorizohet si fuqi në Lindjen e Mesme dhe në vendet e Afrikës së veriut si Libia.
  2. Gjykata Kushtetuese e Rumanisë sot me uninimitet e anuloi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ku i pari befasisht doli kandidati pro-rus i së djathtës ekstreme, dhe urdhëroi ripërseritjen e tyre. Si shkak i anulimit ishte raporti i inteligjencës rumune (vend i NATO-s) për rolin jashtëzakonisht të madh të cilin në fushatë e luajti Rusia përmes TikTok-ut – platformë kineze kjo të cilën BE ka gjasa se do ta shpall të paligjshme.

Mbetet të shihet se cili do të jetë provokimi i radhës i Rusisë në terrenin e NATO-s në Ballkan pas këtyre disfatave. Ajo që është e sigurt është se për të nxitur luftë dhe telashe për NATO-n mund të llogarisin jo vetëm në elementet pro-ruse në Serbi, por ndoshta edhe në disponimin dhe gatishmërinë e Metropolitankave sovraniste të Prishtinës me diapazon gjeopolitik Ramabajan.

Të ngjashme