Dy intelektualë aderojnë në AAK

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 18:23 | Nga

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i janë bashkuar sot dy intelektualë të shquar, Prof. Dr. Shukri Fetahu dhe gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike, Melazim Koci.

Me rastin e aderimit, ata u pritën nga i nominuari për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, i cili, duke iu uruar mirëseardhje në bashkimin e ri, tha se nga ekspertët dhe intelektualët që, në vazhdimësi po i bashkohen Aleancës, pret kontribut dhe rol në projektin e përbashkët për një Kosovë më të mirë dhe të zhvilluar në të gjitha fushat.

Haradinaj tha se tashmë ka ardhë koha e rinisjes drejt vendimeve të mëdha, për hapjen e rrugës proceseve zhvillimore, me ritëm më të shpejtë dhe përkushtim nga secili.

“Ishte oferta e sinqertë në interes të përgjithshëm për progres dhe zhvillim të vendit, ajo që më bëri që pa asnjë dilemë t’i bashkohem ekipit të kryeministrit në ardhje, Ramush Haradinajt”, ka thënë Prof. Dr. Shukri Fetahu.

I bindur në suksesin e vendit në rrugën që do ta trasojë kryeministri në ardhje Ramush Haradinaj, u shpreh edhe gazetari i njohur Melazim Koci, derisa ka treguar arsyet dhe motivin që t’i bashkohet Aleancës.

Image may contain: 2 peopleImage may contain: 2 people, people standing and suit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme