Në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, disa nga këta të rinj, thonë se dy përfaqësueset kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve nga të dyja vendet.
Siç theksojnë ata, deri në pranimin e Kosovës në FIFA, kanë mbështetur përfaqësuesen e Shqipërisë, por shumica e tyre, pohojnë se tash e mbështesin më shumë atë të Kosovës.
“Për Kosovën bëj tifo më shumë, edhe si kombëtare e dua më tepër”, thotë studentja Donjeta Krasniqi.
“Shikoj dhe luaj futboll. Më shumë bëj tifo për kombëtaren e Kosovës”, thekson nxënësja Jehona Shala.
Ndërsa, studenti Ermal Mehmeti thotë se nuk mund t’i dallojë dy përfaqësueset, por se më shumë i rrah zemra për kombëtaren – e Shqipërisë.