Koreja e Veriut besohet se do të dërgoj një delegacion në Lojërat Olimpike të Dimrit për vitin 2018, të cilat janë duke u mbajtur në Korenë e Jugut.
Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë nga vendi nikoqir i lojërave.
Ky lajmërim vjen pasi këto dy vende u takuan për bisedime të nivelit të lartë pas më shumë se dy vjetësh.
Delegacioni do të përfshijë atletë, mbështetës e zyrtarë.
Koreja e Jugut gjithashtu ka propozuar që të organizohen edhe bashkime familjare, për familjet që janë të ndara nëpër këto dy shtete.