Rusisë i ndalohet pjesëmarrja në çdo garë shkaku i skandalit të dopingut

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka pësuar dënim të rëndë nga Agjencia Botërore Anti-Doping [WADA] duke iu ndaluar pjesëmarrja në çdo ngjarje sportive për katër vjet, e që nënkupton se ata nuk do të jenë pjesë e Lojërave Olimpike 2020 dhe në Kupën e Botës në futboll 2022.

Wada ka marrë këtë veprim kundër superfuqisë sportive të Botës për shkak të provave kundër autoriteteve ruse që përmes një laboratori kishte manipuluar të dhënat e qindra rasteve potenciale të dopingut, shkruan Independent.

Atletët rusë megjithatë do të kenë mundësi të marrin pjesë në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio nëse mund të provojnë se nuk ishin të prekur nga skandali i dopingut, por nën një flamur neutral dhe pa intonimin e himnit kombëtar rus.

Megjithatë, ekipi kombëtar i futbollit nuk do të lejohet që të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022 në Katar në çfarë versioni. /Periskopi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme