Dy Koretë bëhen bashkë në Lojërat Olimpike Dimërore

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 09:29 | Nga

Koreja e Veriut besohet se do të dërgoj një delegacion në Lojërat Olimpike të Dimrit për vitin 2018, të cilat janë duke u mbajtur në Korenë e Jugut.

Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë nga vendi nikoqir i lojërave.

Ky lajmërim vjen pasi këto dy vende u takuan për bisedime të nivelit të lartë pas më shumë se dy vjetësh.

Delegacioni do të përfshijë atletë, mbështetës e zyrtarë.

Koreja e Jugut gjithashtu ka propozuar që të organizohen edhe bashkime familjare, për familjet që janë të ndara nëpër këto dy shtete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme