Në lutjen e mëngjesit në Nepal, për herë të parë marrin pjesë edhe kosovarë.
Berat Gegaj nga organizata “Kosovo Hope” është ftuar për të qenë pjesë e kësaj ceremonie e cila organizohet për herë të parë në këtë vend.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin e gjithë Qeveria e Nepalit.
Këtu, Gegaj ia dha flamurin e Kosovës, kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit të Nepalit.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Ahmet Shala, por ky i fundit do të udhëtojë nga Amerika, meqë tash jeton atje.
30 shtete të botës janë pjesë e kësaj ngjarjeje.