Dy kryetarë të nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjakovë i janë bashkuar të dielën Nismës Socialdemokrate Dega në Gjakovë.
Mirëseardhje të aderuarve u ka uruar kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, i cili ka thënë se kjo parti është e hapur për të gjithë ata që i besojnë vizitonit socialdemokrat.
“Nisma Socialdemokrate në Gjakovë çdo ditë po rritet si subjekt politik. Sot radhëve të saj iu bashkuan edhe dy kryetarë të nëndegëve të PDK-së në Gjakovë: Arlind Pozhegu dhe Baudin Malazogu. Arlind Pozhegu – kryetar i nëndegës së PDK-së në bashkësinë e parë lokalë 1B, ndërkaq Baudin Malazogu – kryetar i nëndegës së PDK-së në bashkësinë e dytë lokalë 2/A. Nisma po shihet si subjekt që i bashkon njerëzit dhe që u jep hapësirë për të vepruar në rrugëtimin tonë të përbashkët politik për të zhvilluar dhe forcuar Republikën e Kosovës”, ka thënë kryetari Hoxha.
Ai ka theksuar se sot si asnjëherë më parë vendit i duhet një parti socialdemokrate siç është Nisma për të qenë në shërbim të qytetarëve. “Dyert e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë janë të hapura për të gjithë ata që i besojnë vizitonit tonë politik”, ka deklaruar Hoxha.
Nismës Socialdemokrate në Gjakovë ditë më parë i është bashkuar edhe Agron Lleshi, një njëri i respektuar në shoqërinë tonë.