Dy lagje të kryeqytetit do të mbesin pa ujë

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale Ujësjellësit, “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e saj se për shkak të një intervenimi nga ekipet teknike të ujësjellësit, lagja “Tophane”, “Mati 1” dhe një pjesë e lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë, sot nuk do të ketë ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit e që pritet të përfundojë gjatë ditës dhe të I’u rikthehet furnizimi me ujë.

“Derisa, në lagjen “ Mati 1 “ dhe “Muhaxhirët”, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme janë duke e kontrolluar sistemin e rrjetit në tërësi, në të dyja zonat , për shkak që uji nuk është ndërprerë nga ana e ujësjellësit. Mund të ketë manipulim me valvulat e rrjetit nga persona të pa përgjegjshëm apo edhe ndonjë defekt që është më vështirë të gjendet. Ne jemi në shërbimin tuaj, andaj ekipet janë në teren, që të gjejnë shkaktarin e mosfurnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme